Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Seks, drogë e rock n’ roll”- Si ndikojnë këto tre varësi në tru

2017/03/17 at 10:40 AM
në -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
“Seks, drogë e rock n’ roll”- Si ndikojnë këto tre varësi në tru

I njëjti sistem tru-kimikat, i cili ndërmjetëson ndjenja të kënaqësisë nga seksi, drogave rekreative, dhe ushqimit, është gjithashtu i rëndësishëm për të përjetuar kënaqësi muzikore, sipas një studimi nga hulumtuesit e Universitetit McGill të publikuar së fundi në revistën e Nature, Scientific Reports.


“Ky është demonstrimi i parë që opioidet e vet trurit janë të përfshira drejtpërdrejt në kënaqësi muzikore”, thotë psikologu kognitiv Daniel Levitin, autor i lartë i punimit. Derisa puna e mëparshme nga laboratori i Levitin dhe të tjerëve e kishte përdorur neuroskanimin për t’i hartëzuar fushat e trurit që janë aktive gjatë momenteve të kënaqësisë muzikore, shkencëtarët ishin në gjendje vetëm ta tregonin përfshirjen e sistemit opioid.

Në studimin e ri, ekipi i Levitin në McGill në mënyrë selektive dhe përkohësisht i bllokoi opioidet në tru duke përdorur naltrekson, një medikament gjerësisht i përshkruar për trajtimin e çrregullimeve të varësisë. Hulumtuesit pastaj i matën “reagimet ndaj muzikës, dhe zbuluan se edhe kënga e preferuar e pjesëmarrësve nuk shkaktonte më ndjenja të kënaqësisë.

“Vetë gjetjet kanë qenë ato që ne i hipotetizuam”, thotë Levitin. “Por anekdotat – përshtypjet të cilat pjesëmarrësit tanë i ndanë me ne pas eksperimentit – ishin interesante. Një prej tyre tha: “E di se kjo është kënga ime e preferuar, por nuk po ma ofron ndjenjën që ma ofron zakonisht.” Një tjetër pjesëmarrës tha: “Kjo tingëllon bukur, por nuk po bën asgjë për mua.”

Gjërat me të cilat njerëzit kënaqen – alkooli, seksi, një lojë miqësore e pokerit, vetëm disa shembuj – mund të çojnë në sjellje të varësisë e cila mund t’i dëmtojë jetët dhe marrëdhëniet. Prandaj, të kuptuarit e rrënjëve neurokimike të kënaqësisë ka qenë një pjesë e rëndësishme e hulumtimit neuroshkencor për dekada të tëra. Por shkencëtarët vetëm kohët e fundit i zhvilluan mjetet dhe metodat për të bërë kërkime të tilla tek njerëzit.

Megjithatë, ky studim rezultoi të jetë “detyra më e madhe, më e vështirë dhe më Sizifiane të cilën laboratori ynë e ka ndërmarrë në 20 vitet e hulumtimit”, thotë Levitin. “Sa herë që u jepni ilaçe të përshkruara studentëve që nuk kanë nevojë për to për arsye shëndetësore, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të siguroheni të mos ketë ndonjë efekt të mundshëm negativ.” Për shembull, nga të 17 pjesëmarrësit u kërkua që ta bëjnë një analizë të gjakut brenda vitit para eksperimentit, për t’u siguruar që ata nuk e kanë asnjë sëmundje e cila do të përkeqësohej nga ilaçi, transmeton koha.net.

Universaliteti i muzikës dhe aftësia e saj për të ndikuar thellësisht në emocione sugjerojnë për një origjinë evolutive, dhe zbulimet e reja “shtohen në numrin në rritje të provave për substrate evolucionare biologjike të muzikës,” shkruajnë hulumtuesit.

Etiketa: drogendikimi ne trurock n’ rollseksvaresi


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
Para
Detaje të reja/ Organizatori i koncertit: “Irma Libohova më ka kërcënuar në telefon me një të fortë”

Detaje të reja/ Organizatori i koncertit: “Irma Libohova më ka kërcënuar në telefon me një të fortë”

11 vendet ku duhet të bëni patjetër seks

Sa minuta duhet të zgjasë një marrëdhënie seksuale për të qenë “ideale”

WhatsApp “pendohet”,  rikthen opsionin e vjetër

WhatsApp “pendohet”,  rikthen opsionin e vjetër
















TE FUNDIT

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”, duke iu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}