Bota

Scholz: Ne nuk mund të lejojmë që Putin ta fitojë këtë luftë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 26/05/22 |
Opi Nion

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi të tij ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por nuk përmendi kritikat e ngritura kundër qeverisë së tij, se  për është shumë e ngadaltë për të dorëzuar armë të rënda në Ukrainë.

“Një fuqi e madhe bërthamore po sillet sikur ka të drejtë të ricaktojë kufijtë”,-tha ai.

“Putini dëshiron të kthehet në një rend botëror në të cilin forca dikton atë që është e drejtë, në të cilën liria, vendosmëria dhe sovraniteti nuk janë për të gjithë. Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë”,-tha ai, duke shtuar se “nuk do të ketë paqe të diktuar”.

Scholz është nën zjarr në Gjermani dhe jashtë saj. Kritikët thonë se ai duket hezitues në mbështetjen ushtarake të Ukrainës.

Por në fjalimin e tij, ai thotë se Gjermania po përfundon të ashtuquajturën “Zeitenwende” ose pikë kthese në politikën e jashtme, duke furnizuar me armë një zonë lufte për herë të parë, duke shpenzuar 100 miliardë euro për ushtrinë e saj dhe duke ulur varësinë e saj nga energjia ruse, shkruan BBC./Opinion.al

Pas