Bota

Erdogan dhe Macron bisedojnë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 26/05/22 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë kryer një bisede telefonike ku kanë diskutuar për kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas një deklarate të Pallatit Élysée, Macron i theksoi Erdoganit “rëndësinë e respektimit të zgjedhjes sovrane të këtyre dy vendeve” që ai tha se ishte “rezultat i një procesi demokratik” dhe “një reagim ndaj evolucionit të mjedisit të tyre të sigurisë”.

Erdogan ka shprehur kundërshtimin e tij për bashkimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake, duke pretenduar se këto shtete mbështesin strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Presidenti turk i tha Macronit se “kontaktet e Suedisë dhe Finlandës me individë dhe të ashtuquajtura organizata nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG nuk do të ishin në përputhje me frymën e aleancës nën NATO”.

Të dy udhëheqësit trajtuan gjithashtu krizën e sigurisë ushqimore, duke u fokusuar veçanërisht në “nevojën urgjente për të mundësuar eksportin e grurit ukrainas”, sipas Élysée.

“Ata diskutuan mënyrat e ndryshme të mundshme për të transportuar të korrat nga Ukraina, të identifikuara në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të gjetur një zgjidhje shpejt”,-tha Élysée./Opinion.al

Pas