Aktualitet

ISHP: Lija s’ka mbërritur, kemi pasur raste të dyshimta për hepatitin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 26/05/22 |
Opi Nion

Teksa në shumë vende të botës qytetarët janë të alarmuar nga përhapja e lisë së majmunit, nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, i ftuar në studion e Klan News, dha një përgjigje zyrtare nëse kjo sëmundje ka mbërritur në Shqipëri.

“Zyrtarisht jo, nuk kemi identifikuar akoma asnjë rast të dyshuar me sëmundjen e njohur si lija e majmunëve. Nëse ka ndonjë formë të fshehur që në ditët në vazhdim do nxjerrë kokën, do jemi në kontakt”.

Ulqinaku tregoi edhe simptomat me të cilat shfaqet kjo sëmundje, qoftë të brendshme apo në sipërfaqe të trupit.

“Si karakteristikë ka fryrje të gjëndrave limfatike, skuqje të fytyrës, gjymtyrëve të tjera, puçcra që zmadhohen, lëngëzohen e rrjedhin”.

Por ndryshe është stiuata me hepatitin akut, për të cilin autoritetet thonë se ka disa raste të dyshuara edhe në vendin tonë.

“Kemi pasur raste të dyshimta, ndoshta edhe çdo javë me hepatit akut. Shpresojmë që mos të ketë ardhur tek ne”.

Lija e majmunit dhe hepatiti akut jamë dy sëmundje që kanë ngjallur frikë dhe alarm tek autoritetet shëndetësore në mbarë botën. Ndërsa Ulqinaku tha në fund se strukturat në Shqipëri janë në gatishmëri dhe po hetojnë çdo rast./Klan News

Pas