Aktualitet

Sarandë, arrestohen dy grabitësit e kazinosë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 16/11/15 |
b.f

SARANDË- Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen me dhunë në kazinonë  “Astra”, në qytetin e Sarandës.

Ata janë Fatjon Xhelili, 26 vjeç, banues në Sarandë. Ergis Iljazi, 19 vjeç, banues në Sarandë.Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale N.R., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ata dyshohet se me 2 tetor rreth mesditës janë futur të maskuar në kazinonë “Astra”, e cila ndodhet në lagjen nr.1,  rruga “Skënderbeu”, dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur xhiron ditore të kësaj kazinoje, prej 7-milionë lekëve.

pamjet e grabitjes se kazinose ne sarande

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas