Kronikë

Sarandë/ Aksidentohet ambulanca, plagoset rëndë një infermiere


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 21/09/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rreth orës 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë.

Mësohet se një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze, ky i fundit pas përplasjes ka hyrë në ambientet e një lokali.

Si pasoj aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë një infermiere A.R., 58 vjeçe, e cila është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.

Po ashtu, në këtë aksident mbeti i plagosur dhe drejtuesi i mjetit tjetër K.K., 24 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas