Bota

Vaksina anti-COVID, një tjetër paciente pëson efekte anësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 21/09/20 |
Opi Nion

Një tjetër paciente ka shfaqur probleme serioze neurologjike pas testit të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike multinacionale farmaceutike dhe biofarmaceutike, AstraZeneca.

Kompania nuk ka dhënë detaje rreth kësaj sëmundjeje, e cila ka shtuar shqetësimet mes ekspertëve, sipas një artikulli të shkruar në New York Times.

Të dyja gratë që pësuan efektet anësore morën një dozë të vaksinës eksperimentale në Britani, dhe ishin efektetet anësore të shfaqura teka ato që detyroi AstraZeneca-n që të ndalonte testimet për herë të dytë.

Tashmë testet klinike kanë nisur sërish në Britani, Brazil, Indi, Afrika Jugore, por mbeten të pezulluara në SHBA.

Deri më tani, 18,000 persona kanë pranuar që t’u injektohet kjo vaksinë eksperimentale që po përgatitet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Sipas Neë York Times, raporti AstraZeneca, 111 faqe, thotë se qëllimi i tre është një vaksinë me 50% efektivitet, një kufi i vendosur nga FDA e SHBA-ve në udhëzimet e lëshuara.

Për të përcaktuar me saktësi statistikore nëse kompania e arrin këtë qëllim, 150 pacientë të konfirmuar me koronavirus duhet të marrin pjesë në teste.

Sëmundja e shkaktuar si efekt anësor, është e rrallë, por serioze dhe ekspertët thonë se edhe ndodhja e një incidenti të tillë në mijëra pjesëmarrës, në një test klinik mund të jetë alarmante.

Përsëritja e incidenteve të tilla, thonë ekspertët, mund të çojnë në pezullimin e plotë të projektit AstraZeneca.

Pas