Kryesore

Rama publikon videon e tërmetit të 21 shtatorit: Ne bëjmë atë që themi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 21/09/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditëm e stome duke kujtuar tërmetin e 21 shtatorit ndodhur një vit më parë.

Në videon e publikuar në faqen e zyrtare të “Facebook” të kryeministrit theksohet se 65 familjet që mbetën të pastrehuara atë kohë, janë futur tashmë në banesa të reja.

Ndërsa në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit ku la pas dëme të shumta materiale, viktima dhe qindra shtëpi të dëmtuara, kryeministri thotë që puna ende vijon.

“Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI!”, shkruan Rama.

Por, në një kohë kur qeveria deklaron se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta, ka ende shumë qytetarë të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira duke qëndruar në çadra ose në banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Situata vështirësohet edhe më tepër me afrimin e dimrit, pasi shumë familje që ende nuk kanë një strehë do të përballen në çadra me temperaturat e ulëta./ Opinion.al

Pas