-Teknologji

Samsungu i palosshëm, zhgënjimi i parë vetëm pak ditë pas prezantimit


               Publikuar në : 17:12 - 18/04/19 |
el ida

Gjiganti i celularëve Samsung, shpresonte të magjepste botën me celularin e palosshëm por njoftoi se kishte marrë raporte për dëmtime të ekranit kryesor dhe se do të inspektonte aparatet për të përcaktuar shkakun.

Një nga justifikimet e dhëna për problemet është se njerëzit që morën telefonat e parë të palosshëm hoqën një film të vendosur mbi ekran, duke menduar se është shtresa tipike mbrojtëse që e gjen te të gjithë smartphonet, për ta mbajtur ekranin në gjendje të mirë derisa dikush ta blejë.

Gjithsesi kritikët thonë se kur aparati ka probleme në këtë pikë, kur është vetëm në duart e disa vlerësuesve të përzgjedhur, pasojat mund të jenë të mëdha kur ai të dalë në shitje për publikun e gjerë.

Telefoni inteligjent që kushton 2.000 dollarë pushtoi faqet e para të medieve ndërkombëtare pasi Samsung i dërgoi aparatin e ri mbresëlënës, të palosshëm, një numri mediash të rëndësishme, përfshirë edhe BBC-në./Opinion.al

 

Pas