Aktualitet

Salianji: Basha s’e bën fituese PD, Berisha të tërhiqet që partia të bashkohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 17/03/22 |
Opi Nion

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar një intervistë për “Klan News” këtë të enjte. Salianji është shprehur se deputetët e grupit pparlamentar të PD janë në pritje të dorëheqjes së Lulzim Basha.

Salianji tha se shumica dërrmuese e grupit parlamentar insiston që Basha të japë dorëheqjen dhe në këtë mënyrë ai nuk ka më legjitimitet që të qëndrojë në krye të partisë. Ai shtoi më tej se grupi parlamentar i PD është i gatshëm që të ndërmarrë çdo hap për të bërë të mundur hapjen e një procesi ku do të bashkohej partia.

“A ka mundësi që Basha ta bëjë fituese PD përballë PS-së? Jo, nuk duket. A humb PD apo fiton po të largohet Basha? Ne mendojmë që PD fiton sepse rrit kredibilitetin, besueshmërinë dhe hap një rrugë që mund të çojë në bashkimin e të gjithë faktorëve të larguar ndër vite nga PD, jo vetëm foltoren, por edhe personalitete të tjera të politikës që janë larguar me ose pa të drejtë, por kanë një profil të caktuar publik dhe politik, kanë një eksperiencë të caktuar dhe duhet që t’i hapet rrugë këtij procesi dhe kësaj rruge. Nëse zoti Basha nuk do dorëhiqej kjo nuk do ndodhte. Grupi parlamentar i PD-së është i vendosur është për të marrë dhe të ndërmarrë çdo hap tjetër të domosdoshëm për të bërë të mundur këtë”, u shpreh Salianji.

Sipas deputetit, Basha ka thënë vetë që do të tërhiqet.

“Po flasim dhe jemi në kuadrin e një “bon sensi” në politikë. Ka struktura të tjera, nuk ka shkuar në ato struktura. Ende PD nuk ka mbledhur Kryesinë, Këshillin Kombëtar të saj që është dakord me një “bon sens” ku zoti Basha ka thënë që do të tërhiqem. Në kushte tjera PD do bëjë gjithçka që të përmirësojë raportet e saj brenda vetes në radhë të parë dhe për të bërë hapin e domosdoshëm për të rikthyer besimin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë tek PD”, tha Salianji i cili shtori se Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen që me 7 Mars.

Sipas Salianjit, një nga propozimet e grupit parlamentar është që të krijohet një grup për të negociuar dhe bashkëpunuar me të gjithë faktorët duke përfshirë edhe pjesën e foltores.

‘Të japë dorëheqjen Basha prej përgjegjësisë. Mundet që me modalitetet, një prej propozimeve është që të krijohet një grup për të negociuar pasi të largohet Basha, të shtrojnë disa parime që mund të bashkëpunojnë dhe të negociohet me të gjitha faktorët. Po them jo vetëm me pjesën e foltores, por edhe me personalitete të tjera politike që kanë shërbyer për PD. Që të hapet ky proces duhet që të largohet Basha”, u shpreh Salianji.

Me tej ai shtoi se nuk ka sens logjik që Basha të kushtëzojë largimin e tij me dorëheqjen e Berishës. Kjo pasi sipas deputetit, Berisha formalisht dhe praktikisht nuk është në Pd dhe në zgjedhje ka garuar në një sigël tjetër. Megjithatë sipas tij Berisha duhet të bëjë një tërheqje për t’i dhënë mundësinë PD-së të bashkohet.

“Nuk ka sens logjik kjo sepse Berishën sot formalisht dhe praktikisht nuk është në PD. Ka konkurruar me një sigël tjetër. Nuk kemi çfarë kërkojmë tek formacioni tjetër. Nuk mund të kondicionohet që të ikë se nuk ka asnjë arsye. Pra duhet të ikë për shkak të përgjegjësisë zoti Basha, duhet të japë dorëheqjen dhe pastaj duhet që në mendimin tim personal Berisha duhet të bëjë një tërheqje për të dhënë mundësinë që PD të bashkohet. Pa u sjellë me ndjenjë euforie askush, pa thënë që hajdeni ju tek ky Kuvend, ose po të themi ne që hajdeni tek PD, pa vendosur kushte, por duke vendosur shinat e duhura të një bashkimi që duhet të ndodhë, për të qenë PD e fortë”, u shpreh Salianji./Tv klan

Pas