Saida Dollani është zgjedhur zvendës/ Kryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dollani është zgjedhur në këtë pozicion gjatë mbledhjes së gjytarëve të mbajtur këtë të martë në GJKKO.
Ajo ka marrë detyrën në përfundim të mandait të Nerina Kosovës.
Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe nga 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.