Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa na kushton Edi Rama

2018/03/26 at 9:08 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Asgjë e re nga fronti i dialogut!

Nga Desada METAJ 


Edi Rama edhe njëherë ka mundur t’a ndërrojë fokusin e debatit publik nga taksa super e debatuar e rrugës së kombit në mbledhjen e grupi socialist, ku i “kërkohet llogari” për toka të grabitura një deputeti milioner apo takim me policë që s’kanë bërë asgjë më shumë se detyrën e tyre. Por që në funksion të propagandës përdoren nga ERTV si figurantë të një skenari ku të duket sikur jeton në Skandinavi.

Po t’i shtosh dhe lajmin e ish-kryeprokurorit apo dhe atë të largimit të dy diplomatëve rusë, duket qartë se çështja e 5 eurove që çdokush që kalon në rrugën e Kombit duhet të paguajë, do të pasohet nga heshtja dhe harresa, siç ndodh rëndom në Shqipëri kur bëhet fjalë për të paguar më shumë taksa.

Dhe jo se kjo nuk rëndon në xhepat e shqiptarëve. Përkundrazi, në kohën kur çdo faturë që mbërrin me postë në banesat tona është shumëfishuar që prej ardhjes në pushtet të PS-së, protesta apo qoftë dhe reagimi publik ka qenë më i vogël se kurrë.

Në një realitet të trishtë dhe gati dëshpërues të ekonomisë, duket se shqiptarët janë më të ndjeshëm për përrallat me oligarkë dhe historitë me vetting që do na shpëtojnë nga e keqja.

Kështu ndodhi kur fatura e ujit erdhi e shumëfishuar, kur taksa e pronës na u shtua në faturë. Kështu ndodh sa herë na duhet të paguajmë më tepër për shërbime që s’i marrim kurrë. Dhe kështu po ndodh dhe me taksën e rrugës së kombit.

Përtej ndjeshmërive nacionaliste dhe ndikimit që ka më së shumti tek kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, taksa e re e rrugës Durrës- Kukës, me gjasë do të prekë edhe banorët e zonave përreth që e përdorin atë si të vetmin aks për të komunikuar me njëri-tjetrin. Në mungesë të rrugëve dytësore, pagesa e re do të jetë një barrë për banorët e zonave përreth. Nga ana tjetër,disa ekspertë kanë nisur të bëjne llogaritë dhe të analizojnë  fitimet që do të kenë kompanitë që do të merren me mirëmbajtjen dhe përfundimin e urave apo pjesëve që kanë mbetur të papërfunduara në këtë rrugë.

Të tjerë, kryesisht nga Kosova po gjejnë “tradhtarët” që po minojnë të vetmen urë që na lidhte pa pagesë.

Ndërsa kryetari i qeverisë sot vetëm ka heshtur për këtë çështje. Duke përçuar tek-tuk idenë se pagesa për rrugën është një projekt i nisur nga qeveritë e mëparshme, që ai thjesht po vazhdon idenë e paraardhësve në ministrinë e transporteve.

Pak e shumë të atyre ish ministrave apo drejtorë rrugësh që sot, të denoncuar nga vetë ai ndodhen në qelitë e paraburgimit. Me idenë se për të patur një rrugë cilësore, jo me rëndësi të posaçme strategjike dhe që i kushton shtetit miliona euro mirëmbajtje, Edi Rama vendosi ta ekzekutojë vendimin për të paguar 5 euro taksë ndonëse paraardhësit e tij e kishin mbajtur gjatë në sirtarë të njëjtin vendim.

Edhe një militant socialist nga ata që mezi presin statusin e mëngjesit të Edi Ramës nuk e beson se ky vendim është marrë për të përmirësuar buxhetin e shtetit apo për të përfunduar rrugën. Me gjasë edhe çmimi prej 5 eurosh është vendosur diku në ndonjë tavolinë restoranti dhe jo në mbledhje qeverie apo tryezë teknike, përndryshe ERTV do nxitonte të na i transmetonte live.

Një rrugë e përmasave të tilla dhe e re për standardet e Shqipërisë ndoshta vërtet ka nevojë për kujdesin konçensionar të mirëmbajtjes. Ndoshta pa hyrë në llogaritje të detajuara financiare duhet të paguajmë për ta mbajtur dhe të paktën për ta përfunduar siç e ka bërë Kosova.

Por, ky proces, veç transparencës së munguar ngre disa pikëpyetje për të cilat nuk duhet të jesh ekonomist që t’i kuptosh.

Çdo shqiptar që ka makinë paguan si taksë qarkullimi 334 lek te vjetra për çdo litër karburant që blen. Thënë ndryshe gati 150 mil euro në vit që i shkonë buxhetit për mirëmbajtjen e rrugëve. Nëse Edi Rama di t’u tregojë shqiptarëve se ç’rrugë ka bërë apo mirëmbajtur në këto 6 vjet me këto para atëherë me ankesat tona i kemi rënë në qafë më kot kësaj qeverie.

Nëse, Edi Rama di të shpjegojë pse këto 6 vjet nuk është ndërtuar asnjë rrugë, pse nuk  ka përfunduar by pass-in e Fierit apo Tiranë-Elbasan, pse e ka lënë të  shkatërruar plotësisht rrugën Durrës- Tiranë atëherë ne meritojmë të ndëshkohemi si popull që nuk e meritojmë një lider vizionar.

Dhe në rast të kundërt, nëse arrin të na bindë se ky nuk është faji i tij, por i atyre që ja lanë qeverinë me borxhe, duhet ta mendojmë seriozisht se ndoshta ky është kryeministri që meritojmë. I aftë të na zhvasë xhepat, të na gënjejë dhe mashtrojë e në fund të na qerasë të gjithëve me histori spiunazhi rus.

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Studimi i fundit/ Shefat duhet të lënë punonjësit të bëjnë një sy gjumë gjatë punës

Studimi i fundit/ Shefat duhet të lënë punonjësit të bëjnë një sy gjumë gjatë punës

Nusja e Jozefina Topallit talli Luanën, por fansat i dalin në mbrojtje moderatores

Nusja e Jozefina Topallit talli Luanën, por fansat i dalin në mbrojtje moderatores

Panuçi flet pas humbjes me Novergjinë

Panuçi flet pas humbjes me Novergjinë
















TE FUNDIT

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
29 Shtator, 2025

“Diella nuk është një lodër”. Pasi bëri një ministre virtuale të inteligjencës artificiale, kryeministri Edi Rama në Kongresin për Nanoteknologjinë,...

Lexo më shumë

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
29 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që do të nxjerrë Rusinë nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës,...

Lexo më shumë

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
29 Shtator, 2025

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje 11 anëtarët e një familje famëkeqe që drejtonte qëndra mashtrimi në Mianmar....

Lexo më shumë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
29 Shtator, 2025

Nga Fatjona R. Lubonja Le ta imagjinojmë: je në festën e një miku, duke pirë një gotë verë të kuqe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com