Bota

Rusia vë në përdorim “Terminatorët” për të pushtuar Donbasin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 22/05/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka deklaruar se tanket ruse BMP-T Terminator ka të ngjarë të jenë dërguar në rajonin Severodonetsk si pjesë e ofensivës së Donbasit.

Ministria shtoi se “Grupimi Qendror i Forcave (CGF) është i përfshirë në këtë sulm, i cili është formacioni i vetëm ushtarak që vë në terren këtë automjet.

“CGF më parë pësoi humbje të mëdha dhe nuk arriti të depërtonte në Kievin lindor në fazën e parë të pushtimit.”

Rusia filloi të lëvizte një mjet luftarak të blinduar të quajtur “Terminator” rreth një qyteti ukrainas në një përpjekje për të treguar “vendosmërinë” e saj për të kapur zonën./Opinion.al

Pas