Bota

Rusia shpall “non grata” edhe të vdekurit nga SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 22/05/22 |
Opi Nion

Rusia publikoi të shtunën listën e përditësuar të personave të padëshiruar në vend. Në listë bënin pjesë gjithsej 963 zyrtarë dhe figura amerikane ku përfshiheshin shumica e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO – dhe madje edhe disa individë të vdekur.

Senatori John McCain dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në listë.

Rusia synoi gjithashtu Hollivudin, me aktorin Morgan Freeman dhe aktorin/regjisorin Rob Reiner.

Mike Pompeo, ish-sekretar i shtetit gjatë presidencës së Donald Trump, ishte gjithashtu në listë. Ai foli më parë me presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrje në zgjedhjet në zgjedhjet amerikane.

Ministria  e Jashtme Ruse akuzoi personat në listë për nxitje të “rusofobisë”./Opinion.al

Pas