Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia vazhdon sulmet e ashpra ndaj Ukrainës, zhvendosen mbi 10 milionë qytetarë

2022/03/28 at 9:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia vazhdon sulmet e ashpra ndaj Ukrainës, zhvendosen mbi 10 milionë qytetarë

Lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës ka hyrë në muajin e dytë. Deri tani më shumë se 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit apo larguar prej tij.


Megjithëse Moska paralajmëroi se do të përqëndrohet në rajonet lindor të vendit, sulmet me artileri kanë vazhduar në të gjithë Ukrainën.

Gjatë udhëtimit të tij në Evropë, Presidenti Joe Biden deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet, komente që më vonë zyrtarët amerikanë u detyruan t’i sqarojnë, duke thënë se Uashingtoni nuk po kërkonte ndryshim të regjimit në Rusi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi njofton.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë të saj dhe Rusia vazhdon të godasë me raketa qytete të ndryshme të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se po qëllon mbi infrastrukturën e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Por depozita karburanti në qytetit të Lvivit u përfshinë nga flakët pas goditjes nga raketat ruse.

Fjalimi i së shtunën në Varshavë i Presidentit Joe Biden u përqendrua tek sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë, sepse njerëzit e lirë refuzojnë të jetojnë në një botë të pashpresë dhe në errësirë. Ne do të kemi një të ardhme ndryshe, një të ardhme më të ndritur, të rrënjosur në demokraci e parime, shpresë dhe dritë, dinjitet e mundësi. Ky njeri (Putini) nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Fjalimi i presidentit i dha fund një udhëtimi katër-ditor në Evropë, ku ai vizitoi trupat amerikane të dislokuara në Poloni si dhe refugjatët ukrainas që po qëndrojnë në këtë vend. Më vonë Shtëpia e Bardhë sqaroi komentet e Presidentit, të cilat nuk ishin të përfshira në fjalimin e përgatitur, duke thënë se zoti Biden nuk ishte për ndryshim të regjimit në Moskë. Kjo u bë e qartë edhe nga zyrtarë të tjerë amerikanë të dielën, të cilët nënvizuan se kjo nuk është politikë e Uashingtonit.

“Sa herë që thuhet, ose edhe siç sugjeroi (presidenti), se jemi për ndryshim të regjimit, kjo do të shkaktonte një problem të madh. Kjo administratë ka bërë gjithçka që mundet për të mos lejuar përshkallëzimin e tensioneve. Dhe thirrjet për ndryshim regjimi janë maksimumi që mund të bëhet për t’i nxitur tensionet”, tha Senatori republikan James Risch.

Të tjerë thonë se vëmendja nuk duhet përqendruar tek komentet e Presidentit Biden për Vladimir Putinin, në fund të fjalimit të tij.

“Kjo nuk duhet të errësojë një udhëtim jashtëzakonisht të rëndësishëm e të suksesshëm në Evropë. Një udhëtim që Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr e drejtuar në mënyrë mbresëlënëse gjatë gjithë kësaj përpjekjeje, e cila u përmbyll me këtë fjalim. Padyshim që ishte një deklaratë shumë, shumë e fortë”, thotë Gjeneral David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s.

Ndërsa sulmet e Moskës me artileri vazhdojnë, zonat e shkatërruara të banimit në periferi të Kievit janë mbushur me tym të dendur.

“Të gjithë duhet të përqendrohen tek një qëllim, të sigurohemi që Ukraina është e aftë, e qëndrueshme financiarisht, për të rezistuar dhe për t’u mbrojtur derisa të arrihet një zgjidhja politike se si të rivendoset integriteti territorial i Ukrainës dhe paqja rreth Evropës”, thotë Olga Stefanishyna, zëvendëskryeministre e Ukrainës.

Gjatë një fjalimi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri jehonë thirrjeve për më shumë tanke, automjete të blinduara dhe avionë. Ai e krahasoi sulmin e Rusisë me mënyrën se si nazistët u përpoqën të pushtonin Evropën 80 vjet më parë, duke shtuar se askush nuk do t’i falë ata./ VOA



Ju sugjerojmë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Para
Mposht Xhamajkën, Kanadaja kualifikohet në Botëror

Mposht Xhamajkën, Kanadaja kualifikohet në Botëror

Ukraina: E dinim që në nëntor që Rusia po përgatitej të na pushtonte

Ukraina: E dinim që në nëntor që Rusia po përgatitej të na pushtonte

“Dënojmë dhunën”, Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith

“Dënojmë dhunën”, Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith
















TE FUNDIT

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
7 Korrik, 2026

Një raport i Wall Street Journal ka ngritur polemika të forta, duke pretenduar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
7 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale, ku ka folur për koncertin që do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}