Bota

Rusia paralajmëron Amerikën për dërgimin e raketave në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 29/05/22 |
Opi Nion

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov, ka paralajmëruar se dërgesa e sistemeve të reja raketore në Ukrainë, që po diskutohet në Pentagon, do të interpretohej nga Moska si një “përshkallëzim i konfliktit” dhe “provokim”.

Megjithatë, Antonov, sipas agjencisë TASS, ka pranuar se ky informacion ende nuk është verifikuar: “Ne duhet ta verifikojmë me kujdes këtë informacion. Për momentin, nisemi nga deklaratat e zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, në të cilën ai siguron se ende nuk është marrë një vendim në lidhje me këtë”.

Në orët e fundit është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të studiojnë hapur mundësinë e dërgimit të sistemeve të reja raketore. Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë për CNN, në tryezë do të ishte dorëzimi në Ukrainë i raketave të afta për të goditur objektivat në 300 kilometra distancë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka qenë qartazi pro dërgimit të këtij materiali ushtarak në Ukrainë, ndonëse me kusht që të përdoret në rrethana thjesht mbrojtëse. Në fakt, kërkesa e Ukrainës për të marrë sisteme raketore të tilla po studiohet me shumë kujdes nga disa vende aleate, për shkak të mundësisë që raketat e tyre mund të arrijnë në Rusi.

Pas