Aktualitet

Ruçi: Ristan të kanë vënë qen stani, jo këlysh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 22/10/15 |
b.f

Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi, ka krijuar debate  në distancë me opozitën në lidhje me mandatin e deputetit Mark Frroku. Shkak është bërë ndryshimi sipas Ruçit i qëndrimit nga opozita në rastin Frroku, ku në komisionin e mandateve u ra dakord që mandati të kalonte në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në seancën e sotmem opozita kërkoi që mandati të hiqej nga Parlamenti. “Vaj medet me këtë opozitë. Kë të besoj përfaqësuesit legjitimë të opozitës në Komisionin e Mandateve të cilët në emër të tyre u shprehën u shprehën në këtë këshillin se ishin dakord ti drejtoheshim Gjykatës Kushtetuese, apo këta të sotmit që kërkojnë heqjen e mandatit nga Kuvendi? Në shkelje sipas tij të fjalës së dhënë në Komisionin e Mandateve, Ruci iu drejtua deputetit Ristani me fjalët “ Qeni i rrahur si këlysh nuk bëhet qen stani. Të kanë vendosur qen stani jo këlysh”. Ndërsa Ristani u kundërpërgjigj duke i thënë se: “Jo cdo qeni duhet t’i biesh me gurë”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas