Aktualitet

Rubena Moisiu e Mentor Petrela pyeten për vdekjen e gruas së futbollistit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 22/10/15 |
b.f

TIRANË- Për vdekjen e gruas së futbollistit Alban Hoxhës ndër 20 personat që do të pyeten janë edhe mjekët e njohur me funksion drejtues në spitale, Rubena Moisiu dhe Mentor Petrela. Gjatë seancës së të mërkurës prokurori lexoi aktakuzën për dy mjekët e spitalit Obstretik­Gjinekologjik “Kico Klozheni”. Sipas prokurorit mjekët P.R. dhe E.B., pas operacionit të të ndjerës Dorjana Hakës mjekimi dhe analizat kanë qënë të pamjaftueshme. “Rekomandimet e mjekëve të shënuara në kartelën klinike të pacientes, lidhur me kryerjen e analizave, janë realizuar me shumë vonesë”, thuhet në dosje. Hetimi për vdekjen e Dorjana Hakës nisi në 4 dhjetor 2014. Ajo solli në jetë djalin i cili gëzon shëndet të plotë ndërsa vetë vdiq 24 orë pas lindjes me operacion të fëmijës. Sipas prindërve dhe bashkëshortit ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzanisë.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Rubena Moisiu po pyetet si eksperte, po ajo ka 12 vite qe nuk merr vesh nga kujdesi shendetesor i nene dhe i femijes sepse vazhdon ne menyre periodike intoksiikimin nga alkoli, duhani dhe hashashi saqe e nis diten me 2 dopio dhe e mbaron me boshatisjen e shume shisheve wiski dhe vere.

    Ne fakt drejtoresha e institucionit duhet te merret e pandehur, sepse ka 3 vite qe ne ate spital nuk ka zevendes drejtor ekonomik i cili eshte i akuzuar dhe ne ndjekje penale per vjedhje ne bashkepunim me Rubenen dhe prej gati 1 viti nuk ka as zevendes drejtor teknik i cili duhet te merret me organizimin dhe mbarevajtjen e punes klinike ne spital.

    Ne ate spital, mund te vdesesh sepse ne sallat e operacionit merr ftohje ne dimer dhe vdes nga djersa dhe infeksionet ne vere, vetem nga keq menaxhimi dhe keq shperdorimi i fondeve.

    Ju falenderoj

    Dr. K.K.

Pas