Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugëtimi i Erdoganit nga burgu drejt dekadës së tretë në pushtet

2023/05/09 at 6:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet me Greqinë/Erdogan kundër SHBA: Ne na vendosni sanksione, Athinën e mbështesni

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan po kërkon tashmë mandatin e tretë si president, pas tre mandatesh të mëparshme si kryeministër, duke synuar kështu vazhdimin në një dekade të tretë të qëndrimit të tij në pushtet. Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, që kryeson një koalicion opozitar të qendrës së majtë ku marrin pjesë gjashtë parti të ndryshme politike.


Kur Recep Tayyip Erdogani gjallëroi turmat në vitin 1997 duke recituar një poemë me intonacione islamike, gjykatat turke vepruan me shpejtësi duke e dënuar kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Stambollit me burg për shkelje të ligjeve laike të vendit dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Zoti Erdogan e denoncoi si “të turpshëm” në atë kohë dënimin e tij dhe mijëra mbështetës dolën në rrugë për ta mbrojtur.

“U dënova sepse recitova një poezi. Dua të them para së gjithash se kjo është një tragjedi, një kapitull i turpshëm në historikun e gjyqësorit të vendit tonë”, deklaronte në atë kohë zoti Erdogan.

Kundërshtarët e tij megjithatë u gëzuan. Titujt në gazetën popullore Hurriyet njoftonin se “karriera e tij politike ka mbaruar” dhe se “ai nuk mund të zgjidhet as për kryeplak”.

“Burgosja e tij ishte një pikë kthese në marrëdhënien e ardhshme që do të krijonte me njerëzit, diçka për të cilën fliste gjithnjë. Në atë rast iu bë një padrejtësi zotit Erdogan. Ai u përjashtua nga politika sepse recitoi një poezi të një poeti, mendimtari, sociologu që qeveria e konsideronte të pranueshëm. Kjo krijoi në fakt një viktimizim të Erdoganit dhe forcoi më tej marrëdhënien e tij me shoqërinë. Në fazat e mëtejshme të jetës së tij politike, Erdogani nuk mbeti tek vitet e burgut, por ktheu vështrimin nga e ardhmja”, thotë studiuesi i politikës, Nebi Mis.

Kundërshtarët e nënvlerësuan 45-vjeçarin Erdogan që pas vetëm pak muajsh burgim, organizoi rikthimin në politikë dhe marrjen e pushtetit për mbi dy dekada, fillimisht si kryeministër dhe pastaj si president, duke u bërë kështu drejtuesi më afatgjatë i Turqisë.

Megjithëse fillimisht ai mbështeste reformat për ta shndërruar Turqinë në një model të demokracisë për botën myslimane, më vonë ai ndërtoi një imazh gjithnjë e më autoritar dhe shtypi disidencën me qëllim forcimin e pushtetit të tij.

“Shumë njerëz janë të pakënaqur me mënyrën se si e drejton ai vendin. Pra, në këto rrethana dikush mund të thotë se është në fakt mrekulli që ende gëzon 42% (mbështetje)”, thotë profesor Soli Ozel.

Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, i cili drejton Partinë Republikane Popullore (CHP) të qendrës së majtë. Rezultati ndoshta do të përcaktohet në një balotazh më 28 maj.

Erdogan përballet me një sprovë të vështirë në këto zgjedhje për shkak të zemërimit të publikut për inflacionin dhe për menaxhimin e pasojave të tërmetit të 6 shkurtit që vrau mbi 50 mijë vetë, rrafshoi qytete të tëra dhe la miliona njerëz të pastrehë.

Sidoqoftë analistët thonë se nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i zotit Erdogan tek votuesit besimtarë të shtresave të mesme dhe punonjëse, të cilët janë ndjerë prej kohësh të përjashtuar nga elitat laike të Turqisë që anojnë drejt Perëndimit.

“E arrestuan. Qeveria u përpoq në atë kohë ta bllokonte dhe e arrestuan… Kur thanë se Recep Tayyip Erdogani nuk mund të bëhej dot as kryeplak, ai u bë president. Ai u bë udhëheqësi i palëkundur i të shtypurve, i rajonit të Kaukazit”, thotë një mbështetës i zotit Erdogan.

Koalicioni opozitar “Aleanca Kombëtare” ka bashkuar gjashtë parti në mbështetje të Kemal Kilicdaroglut, megjithë pikëpamjet e tyre të ndryshme politike. Ashtu si në vitet e kaluara, zoti Erdogan ka zhvilluar një fushatë të ashpër ndaj opozitës, të cilën e akuzon për bashkëpunim me terroristët, për mbështetje të të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+ në dëm të së ardhmes së “strukturës së shenjtë të familjes turke”, siç shprehet ai.. VOA



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Bregu: Më 1 tetor do të nisë ulja e çmimeve roaming me BE-në

Bregu: Më 1 tetor do të nisë ulja e çmimeve roaming me BE-në

Qeni i policisë zbulon kokainën në qeset me gjak

Qeni i policisë zbulon kokainën në qeset me gjak

“Disiplina” ndëshkon Tiranën

“Disiplina” ndëshkon Tiranën
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}