Kryesore

Rritja e çmimeve, Rama zbulon bordin për karburantet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 11/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të dalin me një akt normativ për t’i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit.

Rama theksoi se akti-normativ do të jetë për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës Rusi-Ukrainë.

Kreu i qeverisë ka zbuluar edhe Bordin Kombëtar  të Furnizimit me Naftë, që sipas tij do përbëhet nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave si dhe Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës. Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësuese të kompanive të furnizimit me naftë.

 ‘Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj. Do të përcaktojnë çmimet, dhe nuk do të ketë asnjë çmim të përcaktuar që nuk e ka miratuar bordi dhe kush vendos një çmim më të lartë do të humbisni pikën e karburantit.’- tha Rama.

Pas