Rajoni

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë


               Publikuar në : 18:56 - 05/04/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirusin e ri në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Në Kosovë, aktualisht janë të konfirmuar 145 raste me Covid-19, nga të cilët 1 ka ndërruar jetë dhe 23 të shëruar. /Opinion.al

Pas