Bota

Rritet numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 04/08/21 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 6.596 qytetarë nga 215,748 teste të kryera.

Gjatë këtij harku kohor, në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi 21 qytetarë. Në total, që nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 128.136.

Në kujdesin intensiv ndodhen të shtruar 260 pacientë,  ndërsa 3,565 janë shëruar.  Numri i të shëruarve në vend është 4,14 milionë prej të cilëve, 3,565 janë shëruar vetëm sot. Ndërkohë, Itali aktualisht janë 97,220  rastet aktive./ Opinion.al

Pas