Rajoni

Rritet bilanci i viktimave nga virusi në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 26/06/20 |
Al Do

Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë ndërruar jetë këtë të premte.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se viktimat janë 56 dhe 61 vjeç, respektivisht nga Komuna e Rahovecit, dhe nga Prizreni.

Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 44.

Klinka Infektive po ashtu njoftoi se të hospitalizuar aktualisht janë 101 pacientë.

“Dyzetekatër raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike, me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Kosova deri më tani ka konfirmuar 2,432 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 1,140 mbeten aktive./ Opinion.al

Pas