Kryesore

Dosja u kthye për rigjykim, Tahiri: Këmbët e mia më mbajnë dhe pa pushtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 26/06/20 |
el ida

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të rikthyer për shqyrtim çështjen e tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se do t’i shkojë deri në fund betejës së tij me drejtësinë.

“Nëse ka edhe një njeri të dytë në Republikën e Shqipërisë që zvarritet kështu gjykata, më vjen turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë si deputet. Është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo histori thuajse 3 vite. Dua të shkoj para deri në fund me drejtësinë. Të gjitha janë të hapura, beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Di të them që më duket e qartë si drita e diellit që zvarritja e çështjes është padrejtësi”, tha Tahiri.

“Këmbët e mia më mbajnë dhe pa pushtet. Në politikë nuk kam bërë kompromis me askënd në kurriz të asaj që besoj unë. Nëse ky është dënimi, mirë se të vijë. Mua më intereson drejtësia. Pa asnjë diskutim kam bërë gabime. I jap të drejtë të gjithë atyre që më paragjykojnë dhe thonë “ky nuk futet në burg, ndërsa ai që ndërton pa leje është në burg”. Ju garantoj, nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. Ika edhe nga posti i deputetit për t’u përballur si qytetar, jo si ata vemjet e tjera. ”, shtoi ai.

Treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Nertila Kosova dhe Dhimitër Lara morën vendimin për të prishur vendimin e Shkallës së parë duke e çuar për rigjykim çështjen “Tahiri”.

Kjo do të thotë se tashmë dosja do të kalojë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Aty do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese./Opinion.al

Pas