Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten tensionet greko-turke, shtohet gara e armatimeve

2022/06/01 at 4:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rriten tensionet greko-turke, shtohet gara e armatimeve

Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, kërcënimi vjen në një kohë që të dyja palët po shtojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Egje.


Tensionet mbi Detin Egje vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa Turqia dhe Greqia akuzojnë njera tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore me avionët luftarakë.

Deti është qendra e të drejtave territoriale të kontestuara.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se, për të, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, “nuk ekziston më”. Komenti pasoi thirrjen që kryeministri Mitsotakis i bëri Kongresit amerikan që të bllokojë shitjet e pajisjeve ushtarake për Turqinë.

Ankaraja është e alarmuar nga programi i riarmatimit të Greqisë, që Turqia pretendon se po përqëndrohet në ishujt pranë saj.

“Ata blejnë pesë miliardë dollarë avionë luftarakë nga Franca, kryqëzorë të rinj, dhe gjithashtu helikopterë, pajisje ushtarke detare me një vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, edhe avionë të rinj F-35. Në këto kushte Turqia thotë: “Çfarë po ndodh në ishujt grekë? A do të vendosin ata të sulmojnë Turqinë?”, argumenton për Zërin e Amerikës Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Riarmatimi i Greqisë vjen pasi Kongresi amerikan bllokoi përpjekjet e Turqisë për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimit për blerjen nga Ankaraja të një sistemi raketor rus. Analistët thonë se Ankaraja është e shqetësuar për ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë midis të dy vendeve.

“Turqisë iu mohuan pajisjet moderne ushtarake për një sërë arsyesh. Ndërsa Greqia, po gëzon qasje të shtuar në armatime të tilla dhe kjo, natyrisht, do ta anojë situatën ushtarake në favor të Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës Serhat Guvenc me Universitetin Kadir Has.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu shtoi tensionet të martën, duke paralajmëruar se Turqia është gati të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë dhe duke e akuzuar Athinën për shkeljen e një traktati ndërkombëtar, që përcakton se ishujt duhet të mbeten të çmilitarizuar. Por Greqia këmbëngul se po vepron për t’u vetëmbrojtur.

Athina po shpreh shqetësimin se Ankaraja mund të hapë kufijtë e saj për të lejuar refugjatët të hyjnë në Greqi, si dhe të shtojë presionin ushtarak mbi ishujt e saj në Detin Egje.

“Jemi mjaft kurioz se çfarë do të ndodh me çështjen e migracionit apo refugjatëve dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Turqisë në lidhje me çështjen e sovranitetit të ishullit, militarizimin, manovrat ushtarake e kështu me radhë. Në këtë moment Greqia ka vendosur të vazhdojë me një sërë masash mbrojtëse dhe të tjera, dhe mendoj se do të ketë kohë vërtet mjaft të vështira përpara”, thotë analisti i mbrojtjes Athanasios Drougos.

Analistët thonë se si udhëheqësit grekë ashtu edhe ata turq po e paraqesin veten si burra të fortë që po mundohen të kënaqin votuesit nacionalistë.

Por thellimi i lidhjeve të Athinës me Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian – ndërkohë që Ankaraja përballet me izolim – po e vendos Turqinë në pozita delikate.

“Këto janë pasojat e gabimeve strategjike që Turqia bëri dekadën e fundit. Duke u distancuar nga të gjithë, u krijua një vetëbesim i tepruar, nëse mund të shprehem kështu, në aftësinë e Turqisë për t’i dhënë formë e vetme hapësirës përreth”, thotë Serhat Guvenc me universitetin Kadir Has.

Dislokimi nga Turqia i anijeve për kërkim nafte në portet pranë ujërave të kontestuara mes Greqisë dhe Qipros, krijon një tjetër pikë tensioni, që mund të sjellë edhe më shumë izolim.



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

11 Korrik, 2026 2:12 pm
Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
Para
E formuar 4500 vite më parë, zbulohet bima më e madhe në botë

E formuar 4500 vite më parë, zbulohet bima më e madhe në botë

10 arsye shkencore për të kërcyer më shumë dhe në çdo moshë

10 arsye shkencore për të kërcyer më shumë dhe në çdo moshë

Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën
















TE FUNDIT

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Kalanë e Rozafës, për review negative, duke kërkuar...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
11 Korrik, 2026

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama kreu një akt antikushtetues duke dhënë mbi 4 milion euro për koncertin të Keni...

Lexo më shumë

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama publikoi imazhet e natës së mbrëmshme të stadiumit ku do të performojë reperi amerikan Kaney West. Rama...

Lexo më shumë

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}