Aktualitet

Rriten temperaturat, por çfarë do të sjellë mbrëmja, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 05/01/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor – juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas