Bota

Rriten rastet me Covid-19, bllokohen 80,000 turistë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 07/08/22 |
Opi Nion

Më shumë se 80,000 turistë kanë mbetur të bllokuar në një zonë turistike në Kinë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet vendase anuluan të gjitha fluturimet dhe trenat nga Sanya, i njohur ndryshe si “Hawaii i Kinës”, të shtunën, një ditë pasi u konfirmuan 263 raste pozitive.

Udhëtarët tani duhet të paraqesin pesë teste negative PCR gjatë shtatë ditëve përpara se të lejohen të largohen, shkruan BBC News.

Kina është i vetmi shtet që ende ndjek një politikë “zero Covid-19”. Kina ka regjistruar më pak se 15,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Sidoqoftë, ka pasur shqetësime për ndikimin e rregullave të rrepta, përfshirë testimin masiv dhe bllokimet lokale, në ekonomi./Opinion.al

Pas