Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 09/11/15 |
b.f

PARIS- Rrëzohet kërkesa e Kosovë për t’u anëtarësuar në UNESCO. Pro Kosovës në UNESCO votuan 92 vende, por për t’u miratuar duheshin 95 vota.  Po kështu Kundër Kosovës kanë votuar një pjesë e shteteve latinoamerikane, si dhe shumë shtete me shumicë myslimane. Argjentina dhe Brazili kanë votuar kundër. Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroko, Palestina, Indonezia, Siria e Libia, janë vendet me shumicë muslimane të cilat kanë votuar kundër Kosovës në UNESCO.

Më herët u hodh në votim dhe u rrëzua kërkesa e Serbisë për shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës. Gjatë debatit pro dhe kundër shtyrjes së votimit për anëtarësimin e Kosovës janë përplasur me argumente përfaqësues të shteteve mbështetëse përfshirë edhe SHBA e cila e ka humbur të drejtën e votës.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka theksuar se asnjëherë nuk ka ndodhur që Konferenca e Përgjithshme të refuzojë propozimin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO, që do të ishte precedent. Vendeve kundërshtuese Rusisë, Argjentinës, Kubës i janë përgjigjur SHBA’të, Britania e Madhe dhe Gjermania.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. turp spiuna UDB KGB pupolli im me lashti ne bote 2000 vjecare,na copetoi putane Europe ku klasa politike aktuale eshte mike madhe Serbise Rusise Arabise ku Vucic shkoi kerkoi ndihme mos votohet Kosova jone ku fale Amerikes NATO u clirua turppppppppppppppppppppppp kurve Europe nuk ju fale shtet politike Shqiperi Kosove spiuna te UDB KGB………….urrej per vdekje,,,,,,,,,,mos gjunjezo kosovare shqipetare nuk kane vdekur as burrat as grate shqipes 2000 vjecare.The best USA,,,,,,,,,,,,,,,,,,AVV.Margarita Ferro,,,,,,,,09.11.2015

Pas