Sport

Kush është ish-lojtari i Mancesterit, që De Biasi ka thirrur në Kombëtare?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 09/11/15 |
b.f

Giani De Biasi nuk resht së provuari elementë të rinj për Kombëtaren. Kjo është vënë re edhe në listën me 25 të grumbulluar që De Biasi do të ketë në dispozicion për 2 miqësoret me Kosovën dhe Gjeogjinë, ku bien në sy afrimi i lojtarit të Interit Rey Manaj dhe mbrojtësit të Luganos në kampionatin zviceran Frederik Veseli. Po kush është 23 vjeçari Veseli? Frederic apo “Freddie’ ka lindur në lokalitetin Renens në jug të Lozanës. Në vitin 2005 ai filloi fillimisht të aktivizohej të te rinjtë e Lozanës, për të kaluar më pas në Angli te moshat e Mancester Cityt. Karrierën te të rriturit Veseli e nisi fillimisht të Mancester City më pas të Ipswich Town ku më pas u huazua te Bury dhe Port Vale, më të cilët luajti 45 ndeshje. Për të kaluar në vitin 2015 te Lugano në kampionatin zviceran. Trajnerët e cilësojnë Veselin si një lojtar të shpejtë, i cili di ta përdorë mirë topin, ndërkohë që pritet të shikojmë se si Veseli do të komportohet me Kombëtaren e Shqipërisë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas