Bota

Rrëzimi i avionit “Ukrainian Airlines”, Irani nis arrestimet


               Publikuar në : 09:44 - 14/01/20 |
Opi Nion

Irani ka njoftuar se ka nisur arrestimet e personave të cilët konsiderohen përgjegjës për rrëzimin e avionit të “Ukrainian Airlines”, javën e kaluar, ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit.

Deri më tani nuk janë bërë me dije emrat e të arrestuarve, apo pozicionet që ata kanë pasur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Por, zëdhënësi i  sistemit të drejtësisë, Gholamhossein Esmaili, ka deklaruar se ata kanë pasur një rol të rëndësishëm në rrëzimin e avionit “Ukrainian Airlines”.

Autoritetet iraniane për disa ditë e mohuan të kenë rrëzuar avionin ukrainas, por më pas e pranuan përgjegjësinë duke thënë se ngjarja ishte tërësisht aksidentale. Ata deklaruan se do të zhvillohen hetime dhe personat përgjegjës do të vihen përpara drejtësisë.

Avioni i “Ukrainian Airlines” u rrëzua nga një raketë pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit, vetëm disa orë pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake amerikanë në Irak./ Opinion.al

Pas