Aktualitet

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Spilles



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 23/07/22 |
Opi Nion

Është shpëtuar nga mbytja një 10-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej në plazhin e Spilles.

Sipas policisë, 10-vjeçari kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje i është shkuar në ndihmë.

Mësohet se fëmija është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al

Pas