Bota

Video/Shpërthimet tronditin portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 23/07/22 |
Opi Nion

Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.

Dy raketa goditën qytetin e Odesës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tha ushtria e Ukrainës.

Sipas kushteve të marrëveshjes të së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat e grurit ishin në tranzit.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se zyrtarët rusë e kishin mohuar kryerjen e sulmeve.

“Në kontaktin tonë me Rusinë, rusët na thanë se ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje”, tha Hulusai Akar në një deklaratë të shkurtër.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se sulmi kishte treguar “mospërfilljen totale” të Rusisë për të drejtën ndërkombëtare.

“Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Stambollit është veçanërisht e dënueshme,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se BE “e dënon fuqishëm” sulmin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi pa mëdyshje sulmin, duke thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së grurit të bërë midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishte imperativ.

“Këto produkte nevojiten dëshpërimisht për të trajtuar krizën globale të ushqimit dhe për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në nevojë në mbarë globin,”-shtoi një zëdhënës i OKB-së./Opinion.al

Pas