Kronikë

I “mbytur” në borxhe,shqiptari kapet në fermën e barit:Banda më kërcënon familjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 23/07/22 |
Opi Nion

Gjykata e Sheffield Crown dëgjoi dëshminë e shtetasit shqiptar Emanuel Marku, 22 vjeç, i cili u kap në papafingo duke u kujdesur për 109 bimë kanabisi.

Shqiptari tha se kishte një borxh të madh në Shqipëri për shkak të lojërave të fatit dhe abuzimit me drogën.

Marku pretendoi se familja e tij ishte kërcënuar dhe atij iu ofrua punë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhin.

22-vjeçari pretendoi se ai ishte vënë në punë për rritjen e kanabisit pasi mbërriti në MB i fshehur në një kamion.

Shqiptari i tha trupës gjykuese se borxhi i tij ishte rritur në 30,000 £ dhe se ai do të fitonte 6,000 £ nga rritja e bimëve narkotike, vlerë që do të zbritej nga borxhi.

22-vjeçari nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, por u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit të klasit B.

Avokati i tij, Derek Barry, i tha gjykatës se Marku humbi një fëmijë tre muajsh dhe pas tragjedisë ai filloi të përdorte kokainë dhe luante kumar.

Pas