Qafa e Murrizit në Rrugën e Arbrit është bllokuar për shkak të rrëshkitjes së dherave si pasojë e motit të keq dhe me reshje.
Edhe pse po punohet në të dyja anët, nga Dibra dhe Tirana, një masiv i madh dheu i shembur pak metra larg hyrjes së tunelit, vazhdon ta mbajë të bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.
Ndërkohë, mjetet po përdorin për lëvizje aksin e vjetër rrugor./Opinion.al