Kryesore

EMRAT/ Rrëmbim personi dhe vjedhje me dhunë, OFL zbarkon në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 25/09/20 |
el ida

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Taulant Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marinelo Sulo, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

Nderim Deliu, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Gramoz Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas