Kronikë

Rrëmbehet nga mafia shqiptare, nëna e 4 fëmijëve shpëton nga postimi në “Facebook”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 16/08/22 |
Opi Nion

Një nënë e katër fëmijëve me origjinë nga Hungaria është rrëmbyer, droguar, abuzuar dhe grabitur nga një shqiptar, pjesë e një bande droge në Milano të Italisë.

Sipas mediave hungareze, shqiptari ka dashur ta detyrojë të renë të merrej me prostitucion.

Nëna e katër fëmijëve ka kërkuar ndihmë në një grup të mediave sociale të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano. Ajo shkruante në postim se ishte e droguar, e dhunuar dhe se ndodhej e mbyllur në një banesë.

Ndonëse shumë njerëz nuk e besuan, një grua hungareze, gjithashtu me banim në Milano, u angazhua në lirimin e bashkatdhetares së saj.

Siç raporton portali hungarez, nëna e katër fëmijëve detyruar të bënte  prostitucion nga një trafikant droge shqiptar. Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht duke u qëlluar me armë zjarri.

“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt”, ka shkruar gruaja që i shpëtoi  jetën nënës hungareze./Opinion.al

Pas