Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi horror/ Ja çfarë tregoi Zekaj mbi masakrimin e shokut

2018/03/11 at 9:20 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi horror/ Ja çfarë tregoi Zekaj mbi masakrimin e shokut

“Jam i penduar dhe u kërkoj falje familjarëve. Ligji le të veprojë”. Këto kanë qenë fjalët e para që Albert Zekaj ka thënë në sallën e gjyqit gjatë vlerësimit të masës së arrestit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier.


32-vjeçari nga Malësia e Madhe akuzohet se ka vrarë shokun e tij, Kreshnik Beqirajn, me të cilin u njoh tre vite më parë në Belgjikë. Familjarët dhe të afërmit e kanë braktisur të riun pas zbulimit të ngjarjes, ndërsa dhe gjatë seancës askush prej tyre nuk ka qenë i pranishëm.

Zekaj ka dhënë para trupit gjykues dëshmi tronditëse për mënyrën se si ka kryer vrasjen e 36-vjeçarit Beqiraj më 22 qershor të vitit të kaluar, por që u zbulua vetëm pas gjetjes së trupit tri ditë më parë në një kanal në fshatin Daullas në Fier. Zekaj ka pranuar autorësinë e vrasjes së shokut të tij, me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier dhe madje, ka treguar dhe si e ka kryer krimin.

Zekaj tha se natën e vrasjes kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpinë ku jetonte bashkë me Kreshnik Beqirajn. Nën efektin e alkoolit, ai tha se e kishte goditur shumë herë me çekiç, ndërsa 36-vjeçari ishte në gjumë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas e ka lënë trupin për tri ditë të fshehur në shtëpi dhe pastaj e ka copëtuar.

Më tej, e ka mbështjellë me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe dhe pjesët e trupit i ka hedhur në një zonë të fshatit Daullas. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, pasi i ati i Kreshnikut kishte humbur kontaktet me të birin, ka shkuar në shtëpinë ku jetonin dy të rinjtë për t’u interesuar.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te “Zogu i Zi”. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve, ligji le të veprojë”, mësohet të ketë thënë 32- vjeçari Zekaj, i cili ka shprehur qetësisht gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes dhe më pas deri në groposjen e trupit.

Ai ka treguar se që nga dita që e groposi e në vazhdim ka qenë në gjendje shumë të keqe mendore dhe psikologjike. Vrasja makabër e Kreshnik Beqirajt u zbulua rreth 8 muaj pas ngjarjes. Ishin banorët e fshatit Daullas në Fier, që panë në një kanal kufomën.

Pas hetimeve dhe lindjes së dyshimeve se mund të bëhej fjalë për 36- vjeçarin Beqiraj, të deklaruar të zhdukur prej 22 qershorit të vitit të kaluar, u arrit zbardhja e plotë e ngjarjes, që çoi në arrestimin e Albert Zekajt, 32 vjeç, me banim në Kalldrun, Malësi e Madhe. Zekaj ka qenë shok me viktimën, pasi janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë.

Dy të rinjtë u kthyen në Shqipëri në fillim të vitit 2017 për shkak se autoritetet belge zbuluan se ishin pa leje qëndrimi dhe pasi u mbajtën disa ditë në kamp, u riatdhesuan. Duke qenë se vendi ku Zekaj kishte familjen nuk i ofronte asnjë mundësi jetese, dy të rinjtë kanë rënë dakord që të marrin një shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Debatet mes dy të rinjve kishin nisur lidhur me pagesën e qirasë së shtëpisë dhe shpenzimet e jetesës. Pasi Kreshnik Beqiraj e kishte paralajmëruar shokun e tij se duhej të gjente punë për të mbuluar shpenzimet dhe në të kundërt do të duhej të largohej nga shtëpia, i riu nga Malë- sia e Madhe kreu krimin e tmerrshëm.

Rreth tetë muaj pas ngjarjes, ishte denoncimi i banorëve të fshatit Daullas, që ndodhet rreth 13 km larg qytetit, për gjetjen e kufomës që çoi në zbulimin e vrasjes. Në vendin ku ishte groposur trupi i 36-vjeçarit nga Fieri u gjet një batanije si dhe çekiçi me të cilin është kryer krimi./M.Rama/

PANORAMA

 

Etiketa: masakrimi i shokutrrefimizekaj


Ju sugjerojmë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
“Jam i gatshëm të gjej gjuhë të përbashkët me Listën Serbe për Demarkacionin”

“Jam i gatshëm të gjej gjuhë të përbashkët me Listën Serbe për Demarkacionin”

Namik Dokle! Iku vetë apo e hoqën?

“Nëna ime e shtrenjtë”, ish-deputeti i PS mesazh prekës. Nxjerr foton e fëmijërisë

Si u arratis nga spitali i burgut italian shqiptari i dënuar me 22 vite

Si u arratis nga spitali i burgut italian shqiptari i dënuar me 22 vite
















TE FUNDIT

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}