Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi ekskluziv i mbretit Zog për Daily Telegraph (1928) : “Kjo është arsyeja e bashkëpunimit me Italinë.”

2018/08/15 at 9:41 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentatet e pafata mbi Zogun

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018


Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluzive të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.

Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyet e bashkëpunimit me Italinë.

 

Intervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :

“Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

 Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.

 Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.

 Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.

 Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/rrefimi-ekskluziv-i-mbretit-zog-per-daily-telegraph-1928-kjo-eshte-arsyeja-e-bashkepunimit-me-italine/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: 1928intervistaZOGU


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/Arrestohet 25-vjeçari, sekuestrohen armë dhe drogë

Video/Arrestohet 25-vjeçari, sekuestrohen armë dhe drogë

Itali/“Këtu është një ferr”, mbërrin në 22 numri i viktimave

Lajm i fundit/Zyrtarisht dy shqiptarë viktima nga shembja e urës në Genova

Postimi i nënës dhe komentet e miqve për vdekjen e 22-vjeçarit në Genova

Postimi i nënës dhe komentet e miqve për vdekjen e 22-vjeçarit në Genova
















TE FUNDIT

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij

Presidenti i Këshillit Evropian dy ditë në Shqipëri, zbardhet agjenda e tij
9 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të jetë për dy ditë në Shqipëri, me datë 15 dhe 16 Maj,...

Lexo më shumë

Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!

Takimi përmbyllës i fushatës së PS, Rama ndan detajet: Do i japim mesazh Shqipërisë!
9 Maj, 2025

Kur na ndajnë më pak se një orë nga takimi i fundit i kësaj fushate të Partisë Socialiste, kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
9 Maj, 2025

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe...

Lexo më shumë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
9 Maj, 2025

Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë 9 viteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com