Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet nëna e gjimnazistes së zhdukur nga Librazhdi: Kam frikë se mund ta trafikojnë

2017/04/13 at 6:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet nëna e gjimnazistes së zhdukur nga Librazhdi: Kam frikë se mund ta trafikojnë

Familja Mana në Librazhd ka denoncuar publikisht humbjen e të bijës, vajzën e madhe të familjes e cila rezulton e zhdukur prej të premtes. Nazmie Mana, e cila njihet edhe me emrin Nexhmie Mana, është nënë e 4 fëmijëve, tre djem dhe një vajze.
Brislida është më e madhja prej fëmijëve. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë dy vjet më parë nga infarkti.
Familja është e varfër për shkak se një nënë e vetme është duke mbajtur 4 fëmijë të cilët që të gjithë janë në shkollë.
Siç tregon edhe vetë, shet ndonjë kokërr vezë që të rrisë dhe edukojë fëmijët, pasi fshati ku banojnë nuk u jep mundësi për të fituar.


287113
Në një rrëfim për “Shekullin”, Nazmija tregon se çfarë ka ndodhur me vajzën.
“Ishte e premte. Iku në shkollë si zakonisht. Atë ditë unë shkova në spital pasi kisha njërin nga djemtë sëmurë. Ajo kishte mbaruar shkollën, dhe ka shkuar në shtëpi. Është ndërruar, ka marrë disa plaçka të tjera dhe i ka thënë vëllait se po shkonte në Librazhd pasi kishin një mbrëmje.
Që nga ai moment nuk e ka hapur më celularin. Kur u ktheva në shtëpi dhe pyeta se ku është më thanë se ka ikur në mbrëmje. I rashë celularit por ajo nuk e hapi. Zija shkonte po ajo nuk e hapte. I rashë disa herë, prapë nuk e hapi. U shqetësova shumë dhe mora udhën për në Librazhd. Shkova direkt në polici ku bëra një denoncim. Aty e mori edhe shefi në syrin tim. I ra zilja, po prapë se hapi. Pastaj e fiku fare. I dërgova masazh dhe e ka marrë pasi më rezulton se mesazhi është nisur. Pra ajo e ka celularin por nuk e hap ose dikush nuk e lejon që ta hapë”, shprehet e ëma.
Nazmia tregon se po bën sakrificë të madhe që të rrisë dhe arsimojë fëmijët.
“Kam tre djem dhe vajzën. Burri i la jetimë para dy vjetësh. Ai vdiq nga infarkti. Gjatë këtyre dy viteve vetë e di se çfarë po heq.
Shkoj në pazar, shes ndonjë kokërr vezë që të blej ushqime”.
Duke qenë e vetme edhe nënë edhe baba, Nazmia tregon se edhe e ka qortuar vajzën. E pyetur nëse është grindur ndonjëherë apo edhe e ka rrahur ajo shprehet: Po e kam qortuar për të mirë. I kam thënë që të mos shoqërohet me njerëz të këqinj. Të hapë sytë se mos futet në rrugë të keqe. Kjo është normale për çdo nënë. Aq më tepër për atë që nuk ka baba dhe vëllezërit i ka të vegjël. Por nuk e kam rrahur. As atë ditë nuk i kam thënë asgjë. Ka ikur krejt papritur”, thotë ajo.
Nëna ka vazhduar kërkimet private për vajzën.
“Shkova në gjimnaz, pyeta mësuesit shokët dhe shoqet. Ata më thanë se ishte vajzë shumë e rregullt. Se nuk e kanë parë të shoqërohet me ndokënd. Edhe unë vetë mbaja kontakte me mësuesen kujdestare dhe nuk kishte konstatuar asgjë. I thashë shoqes nga Miraka: vetëm më trego se nuk do të ketë asnjë pasojë. Çfarë ka, se mos dinte ajo ndonjë gjë. Por edhe ajo nuk kishte asnjë dijeni për vajzën”.
Nazmie Mana është mjaft e shqetësuar. Ajo mendon se vajza mund të përdoret për qëllime të këqija, ka frikë për shëndetin e saj se mos e kanë rrëmbyer dhe i bëjnë presion, se mos duan ta trafikojnë etj.
“Nuk di ç’të them.. Vetëm një nënë e di çfarë përjeton kur i zhduket fëmija. Kam shumë frikë. Më tremb fakti se mund ta kenë futur në rrugë të keqe, se mund ta trafikojnë, apo më keq akoma mos është në rrezik për jetën. Policia po kërkon gjithandej, por nuk e ka gjetur. Kërkoj edhe ndihmën tuaj që të gjej vajzën. Ia kam falur të gjitha nëse ka ikur me dëshirë. Vetëm të di që është mirë e të kthehet në shtëpi”, përfundon ajo.
Policia e Librazhdit ka në dispozicion foton e vajzës dhe e ka shpërndarë në komisariatet fqinjë dhe në pikat kufitare. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për Brisilda Manan.

Etiketa: Brislidae zhdukurlibrazhdnëna e gjimnazistesNexhmie Manarrëfehet


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Foto/ Dashuria nuk njeh kufi! Djali i Jozefina Topallit surprizon kështu të dashurën e tij prezantuese

Foto/ Dashuria nuk njeh kufi! Djali i Jozefina Topallit surprizon kështu të dashurën e tij prezantuese

Sulmi terrorist/ Rrëfen tmerrin mesfushori i Borussia Dortmund, Nuri Sahini

Sulmi terrorist/ Rrëfen tmerrin mesfushori i Borussia Dortmund, Nuri Sahini

Rama: Tani, opozita do t’i zërë rrugën Shqipërisë

Rama: Tani, opozita do t’i zërë rrugën Shqipërisë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}