Kronikë

Rraja në sallën e gjyqit: S’kam lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 03/06/22 |
Opi Nion

Ka dalë sot para gjykatës Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Mësohet se në seancën e sotme ai ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, u shpreh Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces.

Prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Po në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.

I pyetur nga prokurori në lidhje me faktin se profili ADN i tij përputhet me atë të gjetur në atë te sendeve të sekuestruara në automjetin e atentatorëve të Ndojës, Rraja është përgjigjur: “Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.

Pas