Sport

Ronaldo shpëton Juven në derbi, rrezikohet prezenca në Champions


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 03/04/21 |
Opi Nion

Juventus është duke u përballur me një sezon shumë të vështirë dhe eliminimi nga Champions League ishte vetëm fillimi . Të gjithë prisnin që pas atij hapi fals, “Zonja e Vjetër” të ishte të paktën dominuese në Serie A por bardhezinjtë janë shumë larg këtij statusi.

Kujtojmë se në derbin e Torinos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Kaluan të parët në avantazh me Chiesa në minutën e 13-të por Sanabria me një dy golësh, një për çdo pjesë, përmbysi rezultatin. Për të shpëtuar edhe një herë trajnerin Andrea Pirlo mendoi C.Ronaldo i cili sigloi shifrat përfundimtare në 2-2 në minutën e 85-të, por duket se kjo nuk do t’i shpëtoi përgjithmonë./Opinion.al

Pas