Një ditë para finales së madhe të Conference League, ekipi i Romës ka ndarë një foto nga eksodi i shqiptarëve 32 vite më parë, ku mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt Italisë.
“Shkojmë në Tiranë”,-shkruhet në postimin e ekipit të Romës.
Kjo foto është ripostuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Bashkëngjitur me postimin e fotos Rama shkruan “Hajdeni, hajdeni”, pasi qindra tifozë priten të mbërrijnë në Tiranë për të ndjekur nga afër finalen e Conference League.
Kujtojmë se Roma dhe Feyenoord do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane./Opinion.al