Aktualitet

Roma ndan foto nga eksodi i shqiptarëve: Shkojmë në Tiranë!/Rama: Hajdeni hajdeni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 24/05/22 |
Opi Nion

Një ditë para finales së madhe të Conference League, ekipi i Romës ka ndarë një foto nga eksodi i shqiptarëve 32 vite më parë, ku mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt Italisë.

“Shkojmë në Tiranë”,-shkruhet në postimin e ekipit të Romës.

Kjo foto është ripostuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Bashkëngjitur me postimin e fotos Rama shkruan “Hajdeni, hajdeni”, pasi qindra tifozë priten të mbërrijnë në Tiranë për të ndjekur nga afër finalen e Conference League.

Kujtojmë se Roma dhe Feyenoord do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane./Opinion.al

Pas