Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Roboti qetëson fëmijët gjatë vizitave tek doktori dhe dentisti

2021/07/13 at 8:44 AM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Roboti qetëson fëmijët gjatë vizitave tek doktori dhe dentisti

Një robot i quajtur Robin po ndihmon për lehtësimin e ankthit të fëmijëve gjatë vizitës tek doktori apo në poltronën e dentistëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, roboti po përdoret tashme në tre klinika dentale dhe katër spitale në zonën e Los Anxhelosit.


Vajtja tek dentisti mund të jetë sfiduese, veçanërisht për fëmijët. Por një kompani teknologjike shpreson t’i ndryshojë gjërat me një robot të ri miqësor të quajtur Robin.

“Përshëndetje, emri im është Robin Roboti. Si je?”, dëgjohet të thotë ai.

Robin përshëndet fëmijët me emër kur ata hyjnë tek dentisti dhe bisedon me gëzim për t’i qetësuar. Robin ndodhet në tre zyra dentistësh dhe katër spitale në zonën e Los Anxhelosit, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve UCLA Mattel.

“Kur e sollëm Robin, të gjithë ishim të ngazëllyer, madje edhe të rriturit kur panë që po hynte ky robot i mrekullueshëm inteligjent. Është bërë shumë më e lehtë që fëmijët të bëhen pjesë dhe ta dëshirojnë vizitën e tyre dentare në klinikën tonë”, thotë Espy Sosa, menaxhere rajonale në Grupin Dental ABC Kids.

Robin është i pajisur me katër sensorë ultrasonikë për distancat dhe sensorë për prekjen që i mundësojnë të kuptojë nëse një fëmijë po i jep një përqafim. Inteligjenca e tij artificiale është në gjendje të interpretojë fytyrat e fëmijëve, kur ata buzëqeshin ose rrudhin vetullat.

“Ai thyen akullin, duke u thënë të mos bëhen nervozë pasi gjithçka do të jetë në rregull. Dhe pastaj luan një muzikë ose u tregon fëmijëve si të lajnë dhëmbët dhe se çfarë duhet të presin nga vizita e sotme”, thotë zonja Sosa.

Përveç anglishtes, Robin flet spanjisht dhe armenisht, gjuha e krijuesve të tij. Roboti është gjysmë-autonom, që do të thotë se mund të ketë raste kur një psikolog i çertifikuar do të flasë nëpërmjet Robinit për të ofruar mbështetje të personalizuar sociale dhe emocionale.

Expper, kompania që e krijoi Robinin, bashkëpunoi me Spitalin e Fëmijëve UCLA Mattel, i cili po kryen një studim për të vlerësuar se si teknologjia ndihmon fëmijët dhe prindërit për stresin e shtrimit në spital. Në të ardhmen, kompania Expper thotë se Robin do të jetë i pajisur me më shumë sensorë për të punuar me të gjitha grupmoshat.

“Prandaj vetëm imagjinoni, ai do të mund të masë tensionin e gjakut, temperaturën, rrahjet e zemrës. Ky është qëllimi për të cilin po punojmë”, thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Expper Technologies, Karen Khachikyan./VOA

Etiketa: dentistifemijetroboti


Ju sugjerojmë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Para
Abuzimi me tenderat, SPAK çon në gjyq ish-kryetarin e Bashkisë Pogradec

Abuzimi me tenderat, SPAK çon në gjyq ish-kryetarin e Bashkisë Pogradec

VIDEO/ Do të hapë dyert e avionit në fluturim, gruaja lidhet nga ekuipazhi

VIDEO/ Do të hapë dyert e avionit në fluturim, gruaja lidhet nga ekuipazhi

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund në Kakavijë,nën hetim 49-vjeçari nga Dimali

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund në Kakavijë,nën hetim 49-vjeçari nga Dimali
















TE FUNDIT

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
26 Qershor, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
26 Qershor, 2026

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}