Bota

VIDEO/ Do të hapë dyert e avionit në fluturim, gruaja lidhet nga ekuipazhi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 13/07/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një fluturimi me avionin e “American Airlines”. Një grua ka dashur të zbresë nga avioni dhe ka tentuar të hapë dyert duke bërtitur. Bëhet me dije se avioni ishte nisur nga Dallasit për në Charlotte.

Kjo ngjarje ka ndodhur nga mesi i udhëtimit dhe gruaja vazhdonte të këmbëngulte që të zbriste. “Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” ishin fjalët e gruas që përplaste dyert e avionit.

Video është bërë virale në internet, ndërsa ekuipazhi e ka qetësuar pasagjeren duke e lidhur në sedilje dhe duke i mbyllur gojën me ngjitës që të mos shqetësonte më udhëtarët e tjerë.

Zyrtarë të kompanisë ajërore kanë konfirmuar rastin, që ka shkaktuar jo pak panik në ajër./Opinion.al

Pas