Aktualitet

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund në Kakavijë,nën hetim 49-vjeçari nga Dimali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 13/07/21 |
Opi Nion

Një 49-vjeçar nga Dimali është proceduar penalisht në Kakavijë për shkak të mos deklarimit të të hollave në kufij.

49-vjeçari i cili po hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, është ndaluar nga policia për kontroll të mëtejshëm në mjetin e tij tip furgon.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86 810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i furgonit, shtetasi N. T. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas