Bota

Dështon rivali i Netanyahut,Izraeli drejt zgjedhjeve të treta brenda vitit


               Publikuar në : 13:34 - 21/11/19 |
el ida

Lideri i Partisë Blu e Bardhë, Benny Gantz, kundërshtari kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka dështuar në formimin e qeverisë së re.

Drejtuesi i opozitës mori një mandat nga presidenti Rivlin për të krijuar koalicionin qeveritar, por deklaroi që e pati të pamundur të fitonte mbështetjen e forcave të tjera politike për të formuar një mazhorancë parlamentare. Të njëjtën mundësi pati dhe kryeministri Netanjahu, i cili po ashtu dështoi.

Kujtojmë se Gantz dhe Netanyahu kanë shënuar një diferencë të ngushtë në zgjedhjet e mbajtura nga zgjedhjet e shtatorit. Ndaj, Presidenti i vendit iu kërkoi të formonin një qeveri uniteti, por të dy liderët e kishin të vështirë të ndanin pushtetin.

Me këto zhvillime vendi ka hyrë në një udhëkryq dhe mund të shkojë në zgjedhjet e treta brenda vitit./Opinion.al

Pas