Politikë

Ristani- Bashës: Ke humbur 3 herë, dhe 1 herë që fitove e dimë si fitove


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:20 - 16/05/21 |
Opi Nion

Ndërsa emri i tij mungoi në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit, Arben Ristani ka dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë.

“Ke humbur tre herë”, mësohet të ketë thënë Ristani duke ju drejtuar Bashës, teksa thesoi se tashmë edhe 4 vite duhet të qëndrojnë në opozitë.

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”, u shpreh Ristani.

Lidhur me zgjedhjet e 13 qershorit në parti, Ristani foli për një process të nxituar.

“Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata“, tha ai./Opinion.al

 

Pas