Aktualitet

Rikthimi i ish-deputetit të PS në burg/Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndajnë të njëjtën qeli



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 11/11/22 |
Opi Nion

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, i akuzuar për abuzime me koncensionin e inceneratorit të Fierit është dërguar në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Sipas “Euronews Albania”, Bllako ndodhet në të njëjtën qeli me ish-ministrin e Drejtësisë, Lefter Koka.

Ky i fundit akuzohet se ka përfituar përmes rryshfetit miliona euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Ndërkohë, ekspertët kanë paraqitur situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkoi në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.

Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate.

Në seancën e radhës, e cila është caktuar të mbahet të premten e ardhshme do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën e Kokës, i cili kërkon që të ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest me burg që ndodhet momentalisht në një masë më të lehtë.

 

Pas