Aktualitet

Ilaçe kontrabandë, në pranga farmacisti në Shkodër. Iu gjet dhe një armë gjahu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 11/11/22 |
Opi Nion

Një farmacist 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër. Farmacisti kishte magazinuar 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme.  Të arrestuarit J. Z., 60-vjeç iu gjet në magazinë edhe një armë gjahu e municion luftarak.

 “J. Z. u kap me sasi medikamentesh mjekësore të kontrabanduara, teksa lëvizte me automjet, dhe në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Tablets”, u ushtrua kontroll edhe në një ambient (magazinë), ku 60-vjeçari mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, një armë gjahu dhe municion luftarak. Në total, shtetasit të arrestuar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut e municioni luftarak”-njofton policia.

Gjithashtu, u procedua ne gjendje te lirë shtetasja V. J., pasi rezultoi se administronte njërën prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamentet mjekësore të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për shtetasit A. G.,  A. H.,  I. M. dhe  D. S., doganierë në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Pas